Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Shkatërrohet grupi kriminal i minave me telekomandë, policia e Lezhës arreston 2...

Shkatërrohet grupi kriminal i minave me telekomandë, policia e Lezhës arreston 2 persona…

0
1123

Shkatërrohet një tjetër grup kriminal që përgatiste mina me telekomandë. Finalizimi i operacionit të koduar  “GOES ON” nga policia e Lezhës ka çuar në pranga dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre.

Të arrestuarit janë Artur Popa 46 vjeç, lindur në Kukës  dhe banues në Valias, Kamëz, (i dënuar më parë) dhe Valtor Cala 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Ndërkohë për dy personat e shpallur në kërkim nuk jepen të tjera të dhëna për shkak të hetimit.

Dy personat u arrestuan në hyrje të Lezhës me tre mina me telekomandë

Finalizimi i operacionit erdhi pas një pune disa javore hetimore.  Siç bën me dije shtetasi, Artur Popa, me automjetin e tij me targë AA 811 GF , i shoqëruar nga automjeti tjetër  me targë AA 733 DM, që  drejtohej nga shtetasi Valtor Cala,   transportonte  3 mina me telekomandë ku në hyrje të qytetit të Lezhës.

Në atë moment  shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kapur  në flagrancë të dy shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu gjatë kontrollit shtetasit Artur Popa ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan

-3 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë.

-55 gramë lëndë narkotike e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

-14 telefona celularë.

-dy automjete

-3 fitila si ato zjarrpërcjellës.

-një çantë ku ishin futur minat

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mbajtja e bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhimi dhe  shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here