Debore jashte, skamje brenda, Kraja: Nje tv qe shoh politikanet me perjashtoj nga ndihma ekonomike

0
3003

Ky televizor bardh e zi, ku familja Kraja sheh cdo jave parlamentin dhe politikanet se si ndryshojne ligjet, si per ironi te fatit eshte kjo politike qe i hoqi atij dhe bashkeshortes buken e gojes. Nuk ka marre piket e mjaftueshme ne skeme sepse ka nje televizor qe familjes ia kane dhuruar.

Nga viti 1994 kjo familje ishte pjese e skemes se ndihmes ekonomike, pasi ajo ndihme eshte e vetmja e ardhur qe kane.

Ne keto dite te ftohta kur cdo familje struket rreth zjarrit, Myzaferi dhe bahskeshortja e tij nuk kane cfare te hane, e aq me teper cdo gje qe bie jashte deperton brenda. Pervec kesaj kryefamiljarit i shtohet barra e semundjes se bashkeshortes

Te ndodhur perballe kesaj skamje, ku dora e shtetit nuk ofron asgje, bashkeshortja apelon drejt bizneseve, apo cdokujt qe mund te ofroje dicka ne kete mot te acarte

Kjo eshte vetem nje nder qindra familje qe skema e re e ndihmes ekonomike i ka lene jashte per arsye aspak te kuptueshme, thjesht nuk plotesojne piket…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here