Vettingu në polici, Kryemadhi: LSI ka paraqitur në Kuvend 19 amendamente

0
609

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit, ku i ka kërkuar kryeministrit Rama të distancohet nga krimi i organizuar. Sipas Kryemadhit sasia e madhe e kokainës së kapur në Durrës tregon mjerimin ku është zhytur Shqipëria.

“I bëj thirrje kryeministrit të distancohet dhe të largohet nga krimi i organizuar. Ai ka mbetur një telekomandë në dorën e krimit. Kjo sasi e kokainës tregon fatkeqësinë dhe mjerimin ku është zhytur Shqipëria”- tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se sot LSI ka paraqitur 19 amendamente për vettingun në polici dhe shpreson në aprovimin e tyre nga Kuvendi.

“Ne sot kemi paraqitur 19 amendamente për vettingun në polici me të cilat është dakordësuar, përfshirë edhe dy amendamente nga ambasada e SHBA. Vettingu në polici është i domosdoshëm dhe ky projekt është i rëndësishëm. Situata ku gjendet policia sot është në një situatë të mjerueshme. Ne jemi në pritje të aprovimit të 19 amendamenteve të LSI”- tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here