2285 ha toke te permbytura ne N/Shkoder, nis ndarja e pakove ushqimore per familjet dhe ushqimi per bagetite

0
861

 

Harta e përmbytjes në nënShkoder është zgjeruar gjatë kësaj të premte, duke shkuar në 2285 hektarë nën ujë.

Kryeson Ana e Malit me 1200 hektarë, nga të cilat 890 rezultojnë të mbjella me kultura bujqësore. Më pas vjen Dajçi me 795 ha tokë të përmbytura, 26 familje të bllokuara në Shirq dhe 4 shtëpi të izoluara në Mushan. Berdica me 290 hektare dhe Rrethinat me 70 hektarë. Ndërsa në Gur të Zi, në fshatin Vukatanë gerryerjet e tokës kanë shkuar në 1 kilometër. Pako ushqimore dhe ujë i pijshëm janë ndarë për familjet e dëmtuara, ndërsa paralelisht po shpërndahet edhe baza ushqimore për gjënë e gjallë.

Megjithëse reshjet kanë pushuar prej 48 orësh dhe prurjet në kaskadë janë ulur, sërish shkarkimet vijojnë të jenë në kuotën e 1 mijë meter/kub në sekond. Zyrtarisht bashkia Shkoder i ka dërguar ministrisë së mbrojtjes kërkesen për gjendje emergjence civile në këto dy njësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here