Uji i pijshem ne N/Shkoder, Gjyli: Te mos perdoret uji i puseve ne zonat e permbytura

0
1210

Edhe pse ujesjelles Oblika eshte stakuar dhe tokat ndodhen nen uje si pasoje e permbytjeve, ne nenShkoder uji i pijshem nuk ka ndryshuar parametra. Shefi i sherbimit te shendetit mjedisor ne DSHP Burim Gjyli bëri me dije se është e domosdoshme marrja e masave paraprake për ato që kanë puse uji në këto zona, pasi ujesjellesat nuk kane qene ne funksion.

Gjyli thote se nuk është e këshillueshme që të merret uji direkt nga toka dhe nëse duam të flasim për cilësi të mirë duhet të largohet plotësisht uji nga zonat e përmbytura.

Dshp kerkon më shumë kujdes për ujin e pijshëm nga banorët e zonave të përmbytura, deri në përmirësimin e situatës. Me kalimin e kesaj faze ujesjellesat duhet te shtojne klorifikimin dhe kontrollet e rrjetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here