Kryetarja e LSI në konferencën me gazetarët ka treguar për herë të parë se i ka dërguar një letër komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Sipas Kryemadhit, në letrën që s’e ka bërë publike, i ka kërkuar komisionerit hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë.
“Unë nuk e kam bërë publike por në letrën që i dërgova komisionerit Hahn, i shrkuajta për hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë, pavarësisht se kush është në qeverisje. Negociatat janë garanci për investitorët e huaj, për vende të reja pune”, tha kryetarja e LSI.