ARRESTIMI I FRAN FRROKAJT, I PËRFSHIRË NË SKANDALIN E PRONAVE EDHE FUTBOLLISTI I VLLAZNISE ?

0
3205

Është arrestuar këtë mesditë kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ndërsa janë shpallur edhe 23 urdhër arreste për zyrtarë të tjerë si; juristë, drejtues hipotekash dhe administratorë të njësive.

Ndërkohë newsport.al ka mësuar ekskluzivisht se në listën prej 23 vetësh është edhe futbollisti i Vllaznisë, Renato Malota. Qendërmbrojtësi lezhjan akuzohet si bashkëpunëtor në skemën e mashtrimit të kryesuar nga Fran Frrokaj.Dosja e këtij hetimi 2 vjeçar mbahet ende hermetike për median e publikun por paraprakisht mësohet se kemi të bëjmë me të njëjtën skemë mashtrimi si ajo në Spille. Zyrtarët janë të përfshirë edhe në falsifikime dokumentash, bashkë me ta edhe shtatlarti i shkodranëve. Ky operacion special erdhi pas një inspektimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Tashmë ish-futbollisti i Partizanit do të hetohet nga organet ligjvënëse. Pritet me interes të mësohet se si do të mbyllet kjo ëështje për qendërmbrojtësin e Vllaznisë, i cili ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin e Ernest GJOKËS. /Newsport.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here