Friday, April 26, 2024
HomeKronikaSkandali i pronave ne Lezhe, arrestohet edhe presidenti i Beselidhjes. Ja te...

Skandali i pronave ne Lezhe, arrestohet edhe presidenti i Beselidhjes. Ja te ndaluarit

-

Një operacion i bujshëm i kësaj mesdite ka çuar në pranga kryetarin e Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj.

Mësohet se bëhet fjalë për një skemë gjigante mashtrimi të tjetërsimit të pronave që ka çuar nën hetim 23 zyrtarë, 8 prej të cilëve kanë rënë në prangat e policisë. Mes të arrestuarëve është edhe kryetari i Këshillit të Qarkut Gjok Ndoka xhaxhai i ish-deputetit Arben Ndoka, njëherazi President i Klubit të Besëlidhjes.

Ndoka drejton prej gati një dekade klubin e Besëlidhjes, klub i kategorisë së parë. Ai tashmë do përballet me drejtësinë.

Frran Frrokaj, kryetar i Bashkisë (I arrestuar)

2-Enver Hafizi nënkryetari i Bashkisë (I arrestuar)

3 Gjelina Bacaj, punonjëse e kadastrës (E arrestuar)

4-Juxhina Mema, specialiste katadastre

5-Ardenis Haxhia jurist (I arrestuar)

6- Gjon Ndoka kryetar i këshillit qarkut ( I arrestuar)

7-Dilaver Neli Specialist (I arrestuar)

8-Eduard Leka, ish-sekretar i komunës Shëngjin

9-Artan Djella, ish regjistrues

10-Ermando Jakaj, jurist

11-Enkelejd Zefi, inxhinier ndertimi hartograf (I arrestuar)

12- Bledar Cara, jurist

13-Marte Gjergji, topografe

14-Frrok Frroku

15-Ndue Frroku

16-Gjin ose Vasil Frroku

17-Martin Frroku

18-Lekë Frroku

19-Vasil Gjoni

20-Pjetër Gjoni (I arrestuar)

21-Zef Gjini

22-Renato Malotaj ( futbollist i Partizanit)

23-Luigj Palokaj topograf.

Ndaj 5 zyrtarëve është dhënë masa shtrënguese për mos të lëvizur nga shtëpia.

Ata janë:

1-Gjelina Bacaj

2- Juxhina Mema

3-Marte Gjergji-

4-Luigj Paloka

5-Frrok Frroku

23 zyrtarët nën hetim, nga të cilët 8 të arrestuar dhe 5 të detyruar mos lëvizin nga shtëpia rëndon akuza “Shpërdorim detyre në bashkëpunim” për dy sipërfaqe pronash; njëra 25 mijë e 146 m2 dhe një tjetër pronë 13 370 metër katrorë (e dyta nën sekuestro nga prokuroria).

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts