Gati për të transportuar 160 kg kanabis, 6 të arrestuar në Lezhë, mes tyre dy femra nga Shkodra

0
3329

LEZHE– Gjashtë persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës, pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në flagrancë u arrestuan shtetasit:
• Nikolin Marpalaj, 49 vjeç, banues në Lezhë,
• Kristjan Pepaj, 25 vjeç, banues në Shkodër,
• Doren Pepaj, 22 vjeç, banues në Malësinë e Madhe Shkodër,
• Erjon Ndoci, 29 vjeç, banues në Lezhë,
• Jolanda L, 29 vjeçe, banuese në Shkodër,
• Mirsada P. 25 vjeçe, banuese në Velipojë.

Nga informacionet e marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, se në fshatin Balldren në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj, personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatiteshin për të transportuar e shitur një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj janë gjetur dhe sekuestruar dhe në cilësinë e provës materiale:
• 160 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa,
• Një armë gjahu,
• Dy peshore elektronike,
• 12 telefona celularë të markave të ndryshme,
• Një automjet tip “Golf 4” në pronësi të shtetasit Kristian Pepaj,
• Një automjet tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit Erjon Ndoci.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/2, 25, të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here