Në Kalimash edhe të martën vijojnë punimet intensive për të rindërtuar terminalin e djegur nga protestuesit. Brenda muajit prill është parashikuar edhe mbarimi i punimeve.
Ndërsa drejtuesit e automjeteve japin përshtypjen e tyre për taksën që duhet të paguajnë kur të kalojnë këtu.
Qytetar 1: Sa më lirë aq më mirë
Qytetar 2: Në gjithë botën taksa duhet se duhet për mirëmbajtjen e rrugës, por duhet të bëhet një studim. Qeveria duhet të ulet me grupet e interesit që të jetë sa më e ulët.
Qytetar 3: Për ne është shumë e shtrenjtë, të jetë 2 euro. Derisa rruga e Bosforit kushton 1.70, 50 cent në Austri kushtonte. 5 euro në Shqipëri, 10 fish.
Dy nga korsitë janë parashikuara për të përballuar flukset e mundshme të automjeteve ndërsa vetë punonjësit e sporteleve do të kalojnë nëpërmjet një tuneli për të shmangur aksidentet rrugore.