Protesta, shoqëria civile publikon lejen e policisë dhe ka një mesazh për shqiptarët…

0
669

 

Shoqëria civile ka lajmëruar mbajtjen e nje proteste para Kryeministrisë mesditën e sotme me thirrjen “Boll me arrogance, dhunë dhe koncesione”. Nisma #Thurje ka ftuar gjithe shqiptarët të jenë pjesë e protestës që do të mbahet sot për ti dhënë sipas saj, mesazh të fortë kryeministrit.

“Në orën 12:00, takohemi të gjithë te Parku Rinia për të marshuar drejt Kryeministrisë e për ti dhënë një mesazh të fortë Kryeministrit se ne nuk jemi dakord. Se Shqipëria nuk i përket një grushti të pangopurish por të gjithë qytetarëve shqiptarë…”-thonë organizatorët.

Ata kanë bërë publike edhe lejen e protestës. “Kjo është leja e policisë për protestën. Ndaj fëmijët për dore dhe marshojmë në paqe kundër arrogancës, dhunës dhe konçesioneve! Shihemi në 12:00 te Parku Rinia (Monumenti i Pavarësisë)”, thonë organizatorët.

Image

Thirrja e djeshme nga Nisma #Thurje

Në orën 12.00 te Parku “Rinia” bashkohemi e marshojmë drejt Kryeministrisë.

Nuk je dakord me taksën në Rrugën e Kombit? Me dhunën policore? Me procedimet dhe arrestimet? Organizohuni dhe takohemi nesër në shesh.

Nuk je dakord me vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël? Organizohu, bashkohu me ata që kanë të njëjtin hall dhe bashkohemi në shesh.

Nuk je dakord me represion tatimor ndaj të vegjëlve? Eja nesër në shesh!

Je kundër zaptimit të Teatrit Kombëtar nga kullat e oligarkëve? Organizohu, njofto ata që mendojnë si ty dhe bashkohemi nesër në shesh.

Je kundër taksës rënduese të banesës? Nesër bashkohu në shesh.

Je kundër konçesioneve? Kundër ndërtimeve të hidrocentraleve që po thajnë lumenjtë? Organizohu dhe sa më shumë nesër në shesh.

Je kundër incinenatorëve që do djegin plehrat e Europës? Kundër importit të plehrave? Njofto këdo që ndan të njëjtin hall dhe bashkohemi nesër në shesh.

Je punëtor i ARMOS apo Byppasit të Fierit dhe nuk të kanë dhënë lekët e punës? Nesër bashkohu me zemëratën kundër arrogancës.

Të përjashtuan padrejtësisht nga ndihma ekonomike? Të hoqën bukën? Merr gruan, fëmijët dhe bashkohuni nesër në shesh.

Je minator i keqpaguar? Je punëtor fason i keqtrajtuar? Je qytetar i pakënaqur me qeverisjen dhe shërbimet e saj? Nesër eja në shesh!

Nesër merr nga dora familjen dhe eja në shesh të tregojmë se jemi gjallë dhe NUK JEMI DAKORD!

Jo për partitë por për veten tënde!

Jo për Kryetarët por për qytetarët!

Kur ne bashkohemi, atyre u merret fryma!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here