Gjoshaj per rekomandimin:”Më ka ardhur keq të dëgjoj që Shqipëria nuk është ende gati”

0
572

Deputeteja e LSI-së, Klajda Gjoshaj,sot në Ditën e Europës’ tha se është e vetmja ditë kur te gjithë mendojmë sesi duhet te veprohet dhe çfarë duhet të bëjë Shqipëria që të ecë drejt Europës.

Sipas saj rekomandimi i KE është një lajm i mirë për të gjithë por kjo do të shikohet në qershor.“Qershori do të jetë ai që do të tregojë nëse Shqipëria po bën hapa përpara drejt Europës”, u shpreh Gjoshaj.

Sipas saj vendet e BE nuk shohin vetëm progres raportin por duhen rezultate konkrete për të bindur vendet anëtare.

Më tej Gjoshaj u shpreh se opozita është kërkuese e fortë e çeljes së negociatave.

“Jam pak skeptike për qershorin duke parë se vendet anëtare kanë filluar të shprehen. Më ka ardhur keq të dëgjoj që Shqipëria nuk është ende gati.”, tha Gjoshaj.

Më tej ajo u shpreh se opozita është kërkuese e fortë e çeljes së negociatave sepse procesi i integrimit është jetik për Shqipërinë pasi sipas saj, ky është i vetmi rrugëtim që na fut në binarë, në mënyrën sesi duhet të funksionojë një shtet demokratik.

Përsa i përket çështjes Tahiri, Gjoshaj u shpreh se për këtë duhet të flasë drejtësia dhe të japë verdiktin e saj.

“Ka pasur një moment që ka shkaktuar tronditje të vendeve anëtare, momenti kur politika nuk e la drejtësinë të vepronte duke mos i hequr imunitetin Tahirit”, u shpreh Gjoshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here