Një ditë pas protestës, kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatët.
Takimi nisi rreth orës 18:30 në selinë e PD dhe mësohet se do të diskutohet për vazhdimin e mëtejshëm të aksionit opozitar.
Ditën e djeshme opozita për rreth dy orë protestoi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përpara ministrisë së Brendshme.
Protestuesit kërkuan largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Gjatë protestës pati edhe tensione, pasi mbështetës të opozitës u përplasën me forcat e policisë.
Nga protesta u plagosën 11 efektivë policie dhe Bledi Kasmi, kryeredaktor i gazetës, Rilindja Demokratike.