Nxenesit e “Ndre Mjedes” serish proteste, bojkotojne mesimin, ende asnje zgjidhje per bursat

0
836

Per here te dyte nxenesit e Shkolles “Ndre Mjeda” ne Bushat kane pezulluar mesimin! Shkak eshte bere mos dhenia e bursave, ndonese u premtua zgjidhje brenda pak ditesh. Nxenesit te mbeshtetur edhe nga bordi rinor, kane qendruar perpara dyerve te shkolles, teksa kerkojne qe shteti t’u akordoje parate qe u takojne.

Me heret drejtori i shkolles beri me dije se kjo ka ardhur si shkak i nje mos rakordimi, por nxjerrja e tyre eshte ceshtje ditesh! Teksa ka kaluar edhe nje jave, asnje leke nuk eshte dhene per nxenesit e kesaj shkolle! Ata penalizohen pasi vijne te gjithe nga zonat e veriut, drejt kesaj shkolle! Protesta e radhes e tyre do te jete perpara bashkise vau dejes, aty ku nxenesit do te vijojne te kerkojne te drejtat e tyre! Ne rast te kundert, 2 javet e mbetura te vitit shkollor nuk do te zhvillohen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here