Orët e vona të pasdites së kësaj të mërkure i gjetën sërish të rinjtë e FRPD dhe LRI para Ministrisë së Brendshme, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e Ministrit Fatmir Xhafaj.
Nga ana e protestursve nuk munguan dhe thirrjet në kor: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se protestat do të vijojnë.
Belind Këlliçi: I bindur të jetë Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri dhe të gjithë shpura e Rilindjes se protestat e të rinjve do të vijojnë çdo ditë e më shumë. Ne do të vijojmë të dalim për të protestuar për një të drejtë që na takon, për një ëndërr të madhe të gjithë të rinjve, të prindërve tanë,të gjithë qytetarëve që duan të rrinë në Shqipëri dhe nuk duan një Shqipëri me kanabis, drogë dhe korrupsion. Është për të ardhur keq që në 2018 ne ende vijojmë me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.