“Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”, Basha uron SHBA për ditën e Pavarësisë

0
657

Përmes një postimi në Facebook, kreu i PD Lulzim Basha ka uruar popullin amerikan me rastin e 242-vjetorit të Pavarësisë. Basha ka zgjedhur të urojë duke përdorur disa fjalë monumentale nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA, ku ndër të tjera thuhet se të gjithë njerëzit janë krijuar si të barabartë.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës:
“Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë.”
Me këto fjalë monumentale nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA i uroj të gjithë miqtë tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korrikun, Happy 4th of July!
4a4a1c24-55fa-42e9-b3e7-a045900c4d19

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here