Mbledhja e Qeverisë, shtohet buxheti për Agjencinë e Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore

0
553

Me propozim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur të bëjë rishpërndarje të fondeve në buxhetin e vitit 2018. Kështu, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i pakësohet fondit për shpenzime kapitale.

Ndërkohë, Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, po në zërin buxhetor, “Shpenzime kapitale”, i shtohet fondi për financimin e projektit në vazhdim “Sistemi i menaxhimit të arkivit dhe protokollit në njësitë e qeverisjes vendore dhe infrastruktura për digjitalizimin e dokumenteve të këtyre njësive”, të Shqipërisë digjitale.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore për zbatimin e këtij vendimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here