Saturday, April 27, 2024
Home Sport Arrihet marrëveshja me Realin! Ja kur prezantohet Ronaldo tek Juventus

Arrihet marrëveshja me Realin! Ja kur prezantohet Ronaldo tek Juventus

0
1157

Cristiano Ronaldo do të zyrtarizohet si futbollist i Juventusit brenda 48 orëve. Të paktën kështu është shprehur gazetari italian i ESPN, Gabriele Marcotti, i cili ka bërë të ditur se dy klubet kanë arritur marrëveshjen për portugezin.

Bardhezinjtë pritet të shpenzojnë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e portugezit, që do të bëhej blerja më e shtrenjtë e historisë së kampionëve të Italisë.

“Kisha dyshime në fillim, por kam mësuar se është arritur një marrëveshje mes të gjitha palëve. Ata kanë rënë dakord edhe me mënyrën se si do të jepet lajmi. Zhvillime të reja pritet të vijnë në 24-48 orët e ardhshme. Duket se Ronaldo është drejt rrugës për në Torino,” ka thënë Marcotti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here