Vepra e çuditshme: Shpjegimi i vuajtjeve shqiptare nëpërmjet figurave të kulturës së Romës së Lashtë

0
801

Ndërkohë që lëvizte sa në njërin vend në tjetrin në kërkim të dhënies së një kontributi sa më të madh, Marin Beçikemi do të punonte pa fund në të mirë të studimeve letrare e historike. Si simbioza më e denjë e këtyre studimeve do të shërbente kultura romake, ndërsa si përfaqësuese e denjë e studimeve të dyta, do të ishin ndodhitë e Shkodrës.

Ndërkohë që Beçikemi punonte si profesor në universitetet më të shquara italiane si ai i Bershias apo i Padovas, dallohet në oratorikë dhe retorikë aq sa shpesh herë, fjalimet e tij rrënqethnin publikun, sikurse është rasti i fjalimit mortor të Martin Segonit, të mbajtur qysh kur Beçikemi ishte akoma i ri.

Duke qenë se ai, ndryshe nga familja e tij për të cilën thotë se humbi tridhjetë pjestarë në Rrethimin e Shkodrës, nuk luftoi me armë, punoi shumë që historinë e Shkodrës ta bënte të njohur në të gjithë botën, por asnjëherë nuk la pas studimet e Romës së Lashtë, fushë në të cilën u bë një nga më të mirët e kohës.

Vepra e tij i paraprinte asaj çfarë ai do të bënte në të ardhmen. Kështu, pasi botoi studimet për veprën e Ciceronit, u vendos në Venedik ku dha mësim për veprën e tij. Por, përtej studimeve të tilla, shohim se në rend kronologjik nuk e lë asnjëherë pas vendlindjen.

Ishte viti 1503 kur botoi veprën “Leksione nga Plini” e të tjera me tematikë Romën e lashtë, ndërsa një vit më vonë, vepra e tij i kushtohet Shkodrës duke botuar “Pangjeriku për Shkodrën”.

Vite më vonë do të botonte edhe “Panergjikun për Rrethimin I të Shkodrës” dhe “Panergjikun për Rrethimin II të Shkodrës” ku ai shfaqet jo si studiues apo shkrimtar, por si një kronikan e historian i mirëfilltë i cili, sikurse vetë Beçikemi thotë, “nuk flas si një letrar privat, por si orator i atdheut tim fatzi”.

Me anë të forcës së fjalës, ai ja del të depërtojë në arsyet e qëndresës së Shkodrës duke e përligjur atë dhe duke treguar trimërinë e pashoqe të një populli mijëravjeçarë.

Por i jashtëzakonshëm do të mbetet përjetësisht krahasimi i tij:

Do të duhej përroi i rrëmbyeshëm i Demostenit dhe deti i pamasë i Ciceronit për t’i qarë paksa me lot mjerimet tona për të cilat ai thotë se nuk do të gjenin fjalë as Herodoti, as Tuqididi e as Livi që shkëlqenin në një gojtari aq të rrjedhshme e të kulluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here