Situatë e frikshme, Shqipëria e 2018-s ka borxh 1088 miliardë lekë

0
798
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) ka folur në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, partneritetin strategjik midis dy vendeve, përpjekjet e përbashkëta për të eliminuar kërcënimin e strukturave të organizatës terroriste FETO në Shqipëri, për çështjet e brendshme dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, si dhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Borxhi publik i Shqipërisë arriti në 1 088 miliardë lekë (1.08 trilion) në fund të vitit 2017 ose 69.92% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

Borxhi publik thuajse është dyfishuar në vlerë gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2007 borxhi publik shënonte 517 miliardë lekë.

Për të njëjtën periudhë borxhi publik i Shqipërisë është rritur edhe si raport ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 53.5 për qind e PBB që ishte në vitin 2007 në 69.92 për qind në fund të 2017-ës.

Interesant është dhe ndryshimi i strukturës së borxhit të shtetit shqiptar gjatë viteve. Të dhënat janë kumulative, pra stoku i borxhit të një viti përfshin totalin e borxhit të emetuar deri në atë vit.

Stoku i Borxhit Publik të Brendshëm për vitin 2017 është 577 miliardë lekë ose rreth 2.8% më shumë se në vitin 2016, ndërkohë Stoku i Borxhit Publik të Jashtëm është 510.2 miliardë lekë. Borxhi i jashtëm publik është rritur me 1.1 % krahasuar me një vit më parë.

Por nëse raportohet për të gjithë periudhën, borxhi i brendshëm dhe i jashtëm kanë një ecuri të ndryshme. Në raport me Prodhimin Kombëtar, borxhi i brendshëm në fund të vitit 2017 ishte më 1.17 pikë përqindje më i ulët se në vitin 2007. Kjo do të thotë se e gjithë rritja e borxhit publik në 10 vitet e fundit ka ardhur nga huamarrja e jashtme.

Niveli i borxhit të jashtëm publik është rritur me ritme të shpejta. Krahasuar me vitin 2007, stoku i borxhit të jashtëm është rritur me 3.45 herë në vlerë, ndërsa në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ai është dyfishuar, nga 15.28 për qind që ishte në 32.81 për qind.

Megjithatë rekordi i borxhit të jashtëm në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është shënuar në vitin 2015, kur ky tregues arriti në 34.38 për qind si pasojë e emetimit të eurobondit, por edhe marrjes së 700 milionë eurove kredi nga FMN dhe Banka Botërore në formën e mbështetjes buxhetore.

Por pas vitit 2015, ashtu si stoku total i borxhit publik, edhe borxhi i jashtëm ka filluar të ulet si pasojë e politikës konsoliduese dhe angazhimeve të qeverisë për stabilizuar financat publike.

Komente dhe analiza: ODA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here