Vllaznia zyrtarizon trajnerin dhe drejtorin: H.Lika dhe turku Firat per Vllaznine e “re”

0
1673

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. njofton opinionin futbolldashës për përfundimin e procesit të përzgjedhjes së Drejtorit Sportiv dhe Trajnerit.

Përzgjedhja është bazuar në vlerësimet e CV-ve e të kandidatëve dhe në platformën e propozuar për punën e  tyre.Vendimmarrja është realizuar përmes një procesi kolegjial të Këshillit Mbikqyrës, Administratorit të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a., pas konsultimeve me shumë specialistë mirënjohur  të futbollit nga brenda Shkodrës dhe jashtë Shkodrës

 

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. ndërmjet kandidaturave të përzgjedhura në fazën e parë,

  1. Z.Agim Canaj
  2. Z.Alban Neziri
  3. Z.Ergin Firat

Bazuar në vlerësimin për 1)Formimi i përgithshëm dhe profesional 2) Përvoja në punë, 3) Arritjet profesionale, 4)  Pastërtia e figurës, 5) Besueshmëria dhe serioziteti, kanë qenë kriteret mbi të cilat është bërë vlerësimi, shpall fitues në Pozicionin e Drejtorit Sportiv z. Ergin FIRAT.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. ndërmjet kandidaturave të përzgjedhura në fazën e parë,

  1. Baldo Ranieri
  2. Dervish Haxhiosmanovic
  3. Edi Martini
  4. Ergin Firat
  5. Hasan Lika

Bazuar në vlerësimin për 1) Formimi i përgithshëm dhe profesional 2) Përvoja në punë, 3) Arritjet profesionale, 4)  Pastërtia e figurës, 5) Besueshmëria dhe serioziteti, kanë qenë kriteret mbi të cilat është bërë vlerësimi, shpall fitues në Pozicionin e Trajnerit z. Hasan LIKA.

 

Falenderojmë publikisht të gjithë kandidatët që shprehën vullnetin për të dhënë kontributin e tyre tek Vllaznia, duke treguar përgjegjshmëri të lartë qytetare përveç dëshirës që eksperiencën e tyre sportive, ta vënë në shërbim të ringritjes së shpejtë të ngjyrave kuqeblu aty ku e meritojnë dhe ku e kanë vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here