Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “TAMARA”

0
1333

Arrestohet në flagrancë 6 shtetas si grup i strukturuar kriminal

Sekuestrohen 80 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe disa mujore u realizua dhe u finalizua me sukses operacioni i koduar “Tamara”, ku u bë e mundur goditja e një grupi kriminal, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1-Gjeto Pepaj, 44 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

2- Pëllumb Murçaj, 42 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal
3- Lazer Murçaj, 31 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal
4-Ndue Nilaj, 52 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25, të Kodit Penal.
5- Kristian Bujaj, 18 vjeç, banues në fshatin Dobri, Selcë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.
6- Lavdrim Nikaj, 34 vjeç, banues në lagjen ‘Guerrile’ Shkodër, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike ” dhe ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.
Arrestimi i tyre u bë, për arsye se nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore të kryera prej një periudhe kohore disa mujore në funksion dhe të procedimit penal, u arrit që të bëhet goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit të tyre. Ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytetet Shkodër, Malësi e Madhe, Mali i Zi, ku në fshatin Tamarë në vendin e quajtur “Prroi i Pojata” po kryenin transportimin e lëndës narkotike, ku në momentin e ndërhyrjes së Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 80 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.

Në këtë grup kriminal të gjithë personat kanë patur rolin e tyre ku këta persona në një kohë të shkurtër kanë arritur të sigurojnë lëndën narkotike me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj.

Gjatë zhvillimit të operacionit këtyre personave u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 80 (tetëdhjetë) kg, lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
* 2 (dy) automjete të markës ‘Benz Mercedes’ me targë AA669FO dhe mjeti ‘BMW’ me targë AA429JP.
* një sasi lekësh.
* 6 telefona celularë të markave të ndryshme

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here