Është arrestuar gjatë ditës së sotme ish-policja Edlira Bici, e cila dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit duke djegur njërën prej makinave të grupit për të çorientuar policinë.
Bici është personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen në Rinas.
Krahas Rinasita ajo dyshohet se ka marrë pjesë edhe në disa grabitje të tjera të grupit siç ishte ajo në zonën e Trenit si edhe thyerja e blindave në rrugën Tiranë-Rinas.
E.Bici, në bazë të informacioneve të mbledhura, dyshohet se është njohje e vjetër e Admir Murataj dhe grupit të tij.
Ka dyshime se kishte lidhje intime me njërin nga anëtarët e bandës.
Mesohet se ajo ka marrë pjesë edhe në grabitjen e 9 Shkurtit 2017, ku në rrugën e Rinasit u grabitën rreth 3,8 milionë euro.
Edhe në këtë ngjarje, ajo ka qenë e ngarkuar me transportin e parave.
Ndërsa shkëputja e saj nga puna përkon me grabitjen e parë, që ka bërë grupi i Admir Muratajt, tek një bankë e nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit.