Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Protesta te Unaza e Re, 30 të proceduar, Klevis Balliu dhe 3...

Protesta te Unaza e Re, 30 të proceduar, Klevis Balliu dhe 3 të tjerë në burg

0
495

 

Tridhjete persona u proceduan për akte dhunë gjatë protestës së djeshme në zonën e Unazës së Re dhe Komisariatit të Policisë, ndërsa ish-deputeti i PD, Klevis Balliu dhe 4 banorë të tjerë janë arrestuar. Ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit akuzohen për veprime të dhunshme mbi Policinë dhe shkatërrimin e pronës.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme mbi punonjesit e policisë janë arrestuar shtetasit:

– K.B., 30 vjeç, banues në Tiranë

– L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë

– S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë

– E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here