2 muaj pushime, prezantohet Prefekti i rikthyer në detyrë Çesk Millja…

0
525

Pasi kaloi 2 muaj pushime, duke i lënë karrigen Valdrin Pjetrit si prefekt, Çesk Millja është rikthyer në këtë detyrë, duke u riprezantuar për stafin që prej më shumë se 1 viti e pati bashkëpunëtor. E çuditërisht kjo periudhë i ka shërbyer për reflektim, që të bëjë edhe prioritete të punës që më herët si pati bërë. Kjo shihet edhe nga postimi “emocionues” që ka bërë në faqen e prefektures ku shkruhet:

➡Në krye të vëmendjes, Prefekti Millja vuri korrektësinë e administratës në zbatimin e detyrave të ngarkuara sipas ligjit si dhe veçanërisht shërbimin ndaj qytetarin.

➡Gjithashtu Prefekti rikujtoi bashkëpunimin e frytshëm të mëparshëm me administratën dhe theksoi se kjo fazë e dytë e bashkëpunimit të tyre do të jetë akoma më produktive.

Pra me pak fjalë pushimet e bënë me produktiv Milljen, i cili në drejtimin më shumë se 1 vjecar të prefektures nuk spikati për ndonjë rezultat. Tashme mbetet për tu parë se sa do t’ia arrijë të jetë një shkallë me lart në karrigen që lëshoi me qera për pak muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here