Balliu: Rama përdor dhe KQZ për puçin e tij kushtetues

0
518

Ish deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD, Klevis Balliu, në një reagim të tijin në Facebook se kryeministri Edi Rama po përdor KQZ-në për puçin e tij kushtetues

Sipas tij, kërkesa për të shkarkuar presidentin e Republikës është një lëvizje anti-shtet dhe një lëvizje banditeske.

Reagimi i plotë i Klevis Balliut:

RAMA DHA KQZ ME KONÇENSION TEK AVDYLAJT.

Edi Rama përdor dhe KQZ për puçin e tij kushtetues.
Antarët e KQZ që u bënë pjesë e kësaj shkeljeje Kushtetuese duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe të shkojnë pas hekurave.
Kërkesa për të shkarkuar Presidenti është një lëvizje anti shtet, një lëvizje patetike dhe banditeske.

Është një hap që po ndërmer Rama për të bërë grusht shteti pasi e sheh që është në orët e tij të fundit.

Ky hap do të trajtohet si grusht shteti dhe do të marrin përgjigjen që merr një grusht shteti.

Institucioni i vetëm ku Rama nuk bën presion për të është armik ndaj ai me pushtetin të akumuluar në ilegjitimitet të plotë kërkon të marrë dhe këtë institucion që se bleu dot dhe ku presionet nuk funksionuan.

Këto hapa të çojnë drejt një konflikti civil për të cilin Rama do të jetë i vetmi përgjegjës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here