Saturday, April 27, 2024
Home Aktualitet Sot mblidhet komisioni për reformën zgjedhore, mazhoranca ftesë PD-së

Sot mblidhet komisioni për reformën zgjedhore, mazhoranca ftesë PD-së

0
519

Komisioni Parlamentar  për Reformën Zgjedhore ka thirrur një mbledhje sot ne orën 10, ku ka ftuar edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Opozita refuzon pjesëmarrjen ndërsa burimet i thanë RTV Ora se qëndrimi mbetet i njëjtë,  “reforma mund të kryhet nga një strukturë e posaçme e jo nga një komision ku në përbërje ka individë që janë përfshirë në krim  zgjedhor. 

Sot në orën 10, mazhoranca ka thirrur mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku në rend të ditës  për diskutim ka ecurinë e agjendës së punës dhe konkluzionet e  tryezës së organizuar nga OSBE  në 5 shtator me pjesëmarrjen e gjithë faktorëve përfshirë  dhe ata politik.

Përfaqësuesit e mazhorancës janë kujdesur ti lënë detyrë sekretariatit që për mbledhjen të njoftohen edhe përfaqësuesit e opozitës jo parlamentare, të cilëve pas djegies së mandateve,  vendi  ju rezervua vetëm si vëzhgues.

Por Partia Demokratike dhe aleatët e saj, nuk e marrin në konsideratë ftesën duke e refuzuar dhe mos njohur këtë organ parlamentar.

RTV Ora, kontaktoi përfaqësues të lartë të PD, të cilët ripërsëritën qëndrimin se ai komision nuk ka legjitimit, duke theksuar se reforma nuk mund të kryhet nga individ që janë subjekt i krimeve zgjedhore.

Të njëjtat zyrtarë të kontaktuar, thanë se opozita e ka bërë publik platformën për reformën zgjedhore, duke theksuar se vetëm me pranimin e saj Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të behën pjesë.

Platforma e demokratëve përbëhet nga 5 pika, ku dominon kushti që reforma zgjedhore të kryhet nga një strukturë e posaçme, ku pjesë e së cilës të jenë edhe përfaqësues të SHBA-ve dhe Evropës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here