Urime per festen e Fiter Bajramit jane percjelle edhe nga perfaqesuesit politik te qarkut Shkoder. Fillimisht ka qene deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim Agron Çela, i shoqeruar nga prefekti Paulin Radovani dhe anetare e drejtues te LSI Shkoder, qe kane uruar myftiun imam Muhamed Sytari dhe te gjithe besimtaret mysliman. Deputeti Çela uroi qe ky Fiter Bajram te sjelle dite me te mira e te begata per Shkodren e Shqiperine.
Prefekti Radovani zgjodhi që bashkë me urimin e Fiter Bajramit, të japë edhe një mesazh që nga viti i ardhshëm shpreson që komuniteti mysliman i Shkodres të ketë selinë e vet të marrë, pikërisht aty ku sot ndodhet drejtoria e tatimeve.
Me pas ishin drejtuesit e pushtetit vendor kryebashkiakja Voltana Ademi, deputeti i PS Namik Kopliku me kryetarin e deges lokale Arvit Osja, si dhe kreu i PD Shkoder Ramiz Çobaj.
Kesaj dite festive ju bashkuan me urime te shumta edhe qytetare e personalitete te artit e kultures.