Me faljen e namazit në sheshin qëndror të Shkodres, kanë nisur festimet e Fiter Bajramit nga besimtarët mysliman. Ka qënë myftiu imam Muhamed Sytari që bashkë me urimin e kësaj feste, drejtoi një lutje të veçantë për paqe në vendin tonë dhe mbarë botën, pasi terrorizmi nuk ka të ndalur duke mos kursyer shpërthimet as në vendet e shenjta.
Gëzimi i Fiter Bajramit duhet të përhapet kudo vijoi Sytari, si një mesazh tolerance dhe bashkimi.
Me përmbylljen e 30 ditëve të Ramazanit, besimtarët mysliman bashkohen në lutjet e përbashkëta të Fiter Bajramit. Siç është bërë traditë ceremonia e faljes nga sheshi përpara xhamisë Ebu Beker u përcoll live nga Tv1 Channel.