Bashkë me urimin për festën e Fiter Bajramit që fillimisht ja përcolli drejtuesve të myftinisë Shkoder, e më pas të gjithë besimtarëve mysliman, arqipeshkëvi i Shkoder – Pult, imzot Angelo Massafra bëri një lutje të veçantë për vendet që këto ditë kanë përjetuar sulme nga terrorizmi. Këto akte të rënda nuk kanë lidhje me asnjë besim, prandaj i dënojmë me forcë dhe lutemi për paqe në mbarë botën tha imzot Massafra.
Edhe drejtuesit e kishës Ortodokse uruan Fiter Bajramin, duke vlerësuar mesazhin e bukur që përcjell kjo feste.
Bajrami i madh vjen pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit, që besimtarët ja kushtuan agjerimit dhe lutjes, duke plotësuar një nga shtyllat e besimit.