Thursday, December 26, 2024
HomeAktualitetInaugurohet Koronarografia ne spitalin e Shkodres

Inaugurohet Koronarografia ne spitalin e Shkodres

-

Për herë të parë, spitali I Shkodres ofron shërbimin e Koronarografisë dhe ndërhyrjeve të tjera miniinvazive në zemër, tërësisht falas për pacientët. Hapja e këtij reparti të ri ka bërë që koha e pritjes se qytetareve të shkurtohet nga 6 muaj apo 1 vit që ishte më parë, në 4 deri në 6 javë. Inaugurimi I investimit u be nga Kryeministri Edi Rama, I cili shoqërohej nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.Për specialistët e fushës, ky sherbim do të thotë më shumë jetë të shpëtuara

Ministri i shëndetësisë Beqaj bëri të ditur se këtë vit procedurat mininvazive të financuara me para publike do të trefishohen, duke iu kursyer buxheteve familjare të shqiptarëve rreth 5 milionë euro.

Ndërsa kryeministri Edi Rama u ndal tek problemi qe po shqeteson sistemin e shendetesise ne vend qe specialistet nuk pranojne te punojne jashte Tiranes. Ai garantoi mbeshtetje me te madhe financiare.

Pas një investimi total prej 75 milionë lekë në Repartin e Kardiologjisë, tashmë spitali Rajonal i Shkodrës, ofron një gamë më të gjerë shërbimesh ndaj pacientëve, cilësi të lartë, si dhe pajisje mjekësore diagnostikuese dhe kuruese të teknologjisë më të përparuar. Shkodra bëhet kështu i vetmi spital jashtë Tiranës (përfshirë edhe spitalet jopublike) që ofron këtë shërbim për pacientët me zemër

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts