Thursday, December 26, 2024
HomeAktualitetUnaza lindore ne shkresa

Unaza lindore ne shkresa

-

Edhe pse zyrtarisht unaza lindore e qytetit te Shkodres ka përfunduar tremujorin e pare te vitit te kaluar, akoma ajo nuk eshte marre ne dorëzim nga Bashkia Shkoder. Me 29 prill te vitit 2015, Autoriteti Rrugor Shqiptar, si investitor, me shkresen e nr.3406/1 e njoftonte Bashkine se kishte autorizuar Drejtorine e Rajonit Verior qe te lidhte kontrate me OSHEE-ne për ndriçimin, deri sa te përfundonte kolaudimi dhe unaza ti kalonte asaj për administrim. Kontrata u lidh, kolaudimi përfundoi, Bashkia Shkoder u njoftua me shkresa te tjera për ta marre ne dorëzim unazen por pa përgjigje nga ana e saj. Ne keto kushte me daten 22 qershor te këtij viti, Drejtoria e Rajonit Verior Shkoder ndërpret kontraten me OSHEE-ne për furnizimin me energji elektrike dhe paguan faturen e konsumit.

Nje muaj me vone, me 21 korrik, kjo drejtori me shkresen nr.562, i kërkon Kryetares se Bashkise,Voltana Ademi, bashkëpunimin qe kjo bashki te marre ne dorëzim unazen lindore, por serish asnjë përgjigje deri sot. Gjithashtu ajo nuk ka lidhur as kontraten me OSHEE-ne për ndriçimin e saj gjate nates. Ndersa sa i perket rruges Shkoder – Postrribe, kolaudimi ka përfunduar por nuk eshte firmosur pasi akoma s’eshte lidhur kontrata për furnizimin me energji elektrike:

Pertej shkresave nga njera zyre ne tjetren, ajo qe meriton te theksohet ka te beje me faktin se vonesa te tilla ne marrjen e objekteve ne dorëzim nuk bejne gje tjeter veçse i sherbejne demtimit te tyre pa filluar akoma mire te shfrytëzohen e rritjes se kostos, nderkohe qe pergjegjesia mbetet jetime.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts