Disa dite pas aksionit te bashkise Shkoder për largimin e tregtareve ambulant nga trotuaret, ne zonen e Rusit situata nuk duket aspak e qete.Megjithese nje pjese e trotuareve janë liruar nga tezgat e tregtareve, pjesa tjeter vazhdojne te shesin produktet e tyre.Ato kerkojne nga Bashkia ndertimin e nje tregut te rregullt, pasi produket bujqesore qe ato tregtojne shkojne dem dhe e gjitha kjo kthehet ne kosto financiare.Apeli i tyre ndaj bashkise Shkoder eshte për dhënien e nje zgjidhje sa me te shpejte, ne te kundertet ato do te vazhdojne ne infomalitet dhe do shohin për hapësira larg syrit te policise bashkiake.
Mungesa e tregjeve ne qytetin e Shkodres sjell dhe nje numer te larte te tregtareve ambulant ne zona te ndryshme te qytetit, e për pasoje zenie te trotuareve e hepesirave te tjera publike.Jo vetem zona e Rusit eshte problematike por dhe shume zona te tjera te qytetit ne te cilat bashkia ende nuk ka ndermarre asnjë nisme për rregullimin e tyre.