Ka nisur me rrugicen tek Kafja e Madhe, zbatimi i projektit te Bashkise Shkoder, për rikonstruksionin e 13 rrugicave qe lidhen me pedonalen e qytetit si dhe me rrugen e Gjuhadolit. Kishte mbi 30 vite qe nuk ishte nderhyre ne ketë rrugice, e cila përveç dhjetra familjeve ne qender te qytetit, sherben edhe për disa institucione. Ishte kjo arsyeja qe gjendja e saj u be disa here objekt i kronikave televizive, dhe me ne fund punimet filluan me rehabilitimin e rrjetit te sistemit te ujit te pijshem dhe te kanalizimeve te ujrave te zeza. Shpresohet qe keto te perfundojne brenda 5 ditesh, ndersa i gjithe projekti me 13 rrugicat e tjera ne nje afat prekj 70 ditesh.
Fondi i akorduar për rikonstruksionin e rrugicave te pedonales se qytetit te Shkodres arrine ne afro 14 milione e 500 mije leke. Pas përfundimit te rrjetit te ujit te pijshem dhe kanalizimeve te ujrave te zeza, punimet do te vazhdojne me shtrimin e pllakave dekorative.