Dështimi i projektit te pare për diferencimin e mbetjeve urbane ne qytetin e Shkodrës, i filluar 5 vite me pare, duhet te kaloje ne një analize te hollësishme për shkaqet qe ndikuan ne ketë drejtim,pavarësisht se këto dite u shpërndanë edhe 428 kontiniere. Kjo, thotë këshilltari Fatlum Nurja, njëherësh ekspert i qeverisjes vendore, është shume e nevojshme, ne mënyrë qe te nxirren mësime për proçesin e diferencimit te mbetjeve, qe Bashkia ka detyrimin ligjor ta filloje ne vitin e ardhshëm:
Nurja kujton se Shkodra ka një hapësirë shume te pasur mjedisore, por me mënyrën se si është trajtuar deri tani, fëmijëve tanë po u trashegojme mbetje gjithandej:
Këshilltari Fatlum Nurja shprehe habinë se si ne gjithë vendin, është rindezur debati për mbetjet, diferencimin dhe riciklimin, ndërsa Këshilli i Bashkisë Shkodër deri tani është lënë ne hije për ketë çështje. Ai kujton se duke filluar nga rregullorja për mbetjet dhe gjithçka tjetër qe ka te beje ne ketë drejtim, duhet debatuar e miratuar me pare ne këshillë, dhe jo drejtuesit e Bashkisë te kujtohen veten ne momentet e fundit se ekziston edhe Këshilli Bashkiak !