Meta: “Në 6 nëntor unë do të jem kandidat për kryetar i LSI-së, jo thjesht për të marrë një mandat të ri të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por e shoh këtë mandat të ri si mundësinë më të mirë që ta investoj për të ngritur LSI-në në një stad më të lartë, më të ri, më cilësor, më përfaqësues, më gjithëpërfshirës dhe për të realizuar një LSI shumë më të re e cila e ndihmon Shqipërinë që të ecë me hapin e ëndrrave të të rinjve”.
Meta deklaroi se në programin e tij për të ardhmen, fuqizimi i LRI-së në të gjithë strukturat vendimmarrëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim është prioritet kryesor.