Saturday, April 27, 2024
HomePolitikëMeloni: Shqipëria sillet si vend anëtar i BE-së, krenare për miqtë tanë

Meloni: Shqipëria sillet si vend anëtar i BE-së, krenare për miqtë tanë

-

 

Edhe pse është vend kandidat, Shqipëria sillet faktikisht si një vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Me këto fjalë, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, vlerësoi qasjen e Shqipërisë drejt vlerave dhe standardeve të Bashkimit Evropian.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Romë, Meloni tha se Italia ndihet krenare për sjelljen e Shqipërisë, pasi Italia mbetet një nga mbështetësit kryesorë të saj për anëtarësimin në BE.

“Jam shumë e kënaqur për punën që kemi bërë me mikun tim Edi Rama. Shqipëria është kandidate për hyrjen në BE, por Shqipëria sillet, ka një qasje sikur të jetë faktikisht vend i BE. Një prej arsyeve që Italia dhe unë jam shumë krenare, sepse Italia është një nga protagonistët kryesorë të mbështetjes për hyrjen e Shqipërisë në BE. Besoj që Ballkani Perëndimor është një vend Europian dhe që nga fillimi ne e kemi mbështetur këtë bashkim të Europës. Mbi bazën e këtij bashkëpunimi mund të lindin dhe iniciativa të tjera. Kjo mund të jetë një faqe e re e një bashkëpunimi strategjik”, tha Meloni.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts