Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetKu ti hedhim mbeturinat ?

Ku ti hedhim mbeturinat ?

-

Rreth 200 kontinere qe Bashkia Shkodër ka ne territorin  qytetit për hedhjen mbetjeve nga qytetaret, janë te pamjaftueshëm ! Ato ndodhen shume larg blloqeve te pallateve apo shtëpive private, ne raport me shtrirjen e tyre. Rasti me domethënës për ketë është lagjia Dergut, ku vetëm nga rruga “Ismail Lulani” qytetareve u duhet te udhëtojnë deri tek shkolla “10 korriku” ne një distance me shume se 500 metra për te hedhur mbeturinat ne kontiner ! Dhe jo vetëm këtu, por janë edhe disa blloqe te tjera me banesa private ne ketë zone, ku qytetaret detyrohet ta bëjnë ketë rruge, pasi nuk kane me afër kontinere për mbeturinat. Një tjetër zone ku u duhet te udhëtojnë gjate qytetareve për te hedhur mbeturinat, është edhe blloku i pallateve parafabrikate ne lagjen “Manush Alimani” deri ne Xhabie. Me përjashtim te ketyre kontinierve ne ane te rruges, ne gjithe ketë bllok me nje hapesire te konsiderueshme, nuk ka asnjë pike tjeter kontinieresh për mbeturinat ! Deri para dy vitesh, ky bllok ka pasur edhe tre pika te tjera, por kontinieret i hoqen dhe mijera familje nuk kane asnjë mundesi tjeter depozitimi te mbetjeve ! Kjo e vertete, tingëllon e çuditeshme jo vetem për faktin qe familjaret vuajn për te gjetur nje kontinier ku te hedhin mbeturinat, por edhe për  anen tjeter te medaljes qe kërkohet me te madhe riciklimi i tyre, nderkohe qe mungojne edhe kazanet fillestar ! Dhe si kjo zone e qytetit, apo Derguti ka edhe shume te tjera ne Shkoder, ku nuk kane pse te fajësohen qytetaret për mbetjet, pasi Bashkia duket se ka harruar qe duhen me pare kontineret për ti hedhur ato, dhe jo te detyrohen te udhetojne me qindra e qindra metra me qeset e mbeturinave ne duar !

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts