Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetPritet shiu te filloje puna !

Pritet shiu te filloje puna !

-

Sipas afatit zyrtar te Bashkise Shkoder, rikonstruksioni teresor i13 rrugicave ne disa lagje te qytetit duhet te perfundojne brenda 70 diteve, ne muajin dhjetor. Por punimet e deritanishme, nuk e garantojne aspak respektimin e këtij afati ! Gjuhadoli eshte nje nder lagjet qe ka disa rrugica te filluara për rikonstruksion. Por siç e tregojne pamjet, ndonëse dite me dielle dhe mjaft e përshtatshme për pune ne terren, faktikisht nuk punohet. Te vetmit qe gjetem ne pune, janë punonjësit qe shtrojne tubacionet për ujin e pijshem, ndersa faza e dyte dhe perfundimtare qe ka te beje me helljen e çakullim dhe shtrimin e pllakave , siç e ka projekti kthimin ne pedonale, nuk ka filluar, pavaresisht se ka disa dite qe duhej te punohej. Dhe jo vetem ne Gjuhadol, por nje gjendje e tille eshte edhe tek rruga e Kafes se Madhe për tek sigurimet shoqerore dhe shkolla “At Pjeter Meshkalla”. Megjithese kane kaluar disa jave qe rrjeti i kanalizimeve eshte shtruar, vazhdimi i punimeve eshte nderprere ! Perballe kesaj situate, eshte e çuditeshme se si nuk vazhdon puna keto dite me mot te permieresuar kur favorizohet shume edhe volumi i punimeve, edhe cilësia e tyre, por priten ditet me shi dhe me pas te punohet ! Qe ky projekt nuk ishte aspak i pershatshem qe te zbatohej ne mes te dimrit, kjo kuptohet lehtësisht edhe nga qytetari me i thjeshte, pasi Shkodra eshte zone me reshje shiu dhe si e tille aspak e pershtashme për punime ne terren. Por perderisa moti u permiresua, normalisht qe punimet duhej te avanconin, jo vetem për te respektuan afatin, por ç-eshte me rendesishmja për te fituar kushtet për cilësi te mire. Ne fakt po ndodhet e kundërta, me Bashkine Shkoder, ne ditet me shi punohet ndersa ne ditet me dielle pushohet, ndonëse për keto projejt financohen mvi 14 milione leke nga taksat e qytetareve!

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts