Femijet me aftesi ndryshe dhe përfshirja e tyre në jetën sociale dhe shoqerore ishin në qender të një aktiviteti të zhvilluar në Kurbin. Ambasada Izraelite në Tiranë sebashku me Bashkine e ketij qyteti zhvilluan këtë takim me qellim bashkpunimin nder institucional për tiu ardhur në ndihme kësaj shtresë. Zv. Ambasadori i Izraelit në Tiranë Yuvale Ficher, tha se vendi i tij ështe i interesuar të asistoj dhe të financoje cdo program që ka si synim mbeshtetjen e përsonave më aftesi ndryshe.
Ne vijmë sot në këtë qytet të bukur për të kërkuar për një bashkepumim me institucionet dhe shkollat për femijet më afesi të veçanta. Unë po përfaqesoj izraelin, dhe kjo është një jave e veçantë për femijet me aftesi ndryshe dhe ne kemi organizuar aktivitete në Tiranë , Durres dhe Fier. Në jemi të interesuar për të asistuar në Shqiperi ne mbeshtetje te ketyre te rinjve.
Specialisti për femijet me nevoja të vecanta Michael Arnon u shpreh se të gjithe duhet të japin një dorë për të krijuar nëj vendë më të mirë për këta femijë.
Une përfaqesoj nje organizatë e cila mbeshtet pëersonat me aftesi ndryshe. Ne kemi shume gjera për të ndarë, për të mesuar sebashku dhe për ta bërë nje vend më të mirë veçanarisht për femijet me nevoja të vecanta. Ne duhet të japim një dorë për ta bërë vendin më të mirë për femijet për prinderit, familjen dhe për komunitetin.
Me heret Kryebashkiaku i Kurbinit Artur Bardhi priti në një takim zv. Ambasadorin e izraelit dhe përfaqesuesit e shoqatave në mbrojtje të të drejtave të personave me aftesi të kufizuara.