Interesimit te tv1 Channel bashkia e Shkodres ka zgjedhur ti pergjigjet me ane te nje shkrese ne te cilen thekson se :Tashme pritet reagimi i Ministrise se Mbrojtjes pas vleresimit teknik te bere nga ky institucion me kerkesen e bashkise
Por pretendimin e kesaj te fundit e hedh poshte Ministria e Mbrojtjes e cila e kontaktuar nga tv1 channel jep kete sqarim per mos nisjen e punimeve qe kane te bejne me riparimin e kesaj ure:
Ekspertet e Ministrise se Mbrojtjes kane shkuar dhe kane pare nga afer gjendjen e ures duke bere matjet e nevojshme. Ky informacion i eshte derguar bashkise, duke i bere me dije se per kete riparim duhe disa materiale te cilat i siguron pushteti vendor. Ky institucion eshte ende ne pritje te pergjigjes nga bashkia Shkoder, duke qene ne gadishmeri per nderhyrje ne momentin qe te sigurohen keto mjete pune.
Deri ne gjetjen e gjuhes se mirekuptimit mes bashkise Shkoder dhe ministrise se mbrojtjes, u mbeten qytetareve shkodran te tregojne kujdes sa here kalojne mbi kete ure, per te cilen duhet uruar qe te mos kete fatin e para 15 viteve ku gjysma e saj u shemb dhe perfundoj ne shtratin e lumit Buna.