Wednesday, January 15, 2025
HomeAktualitetTurizem mes mbetjeve urbane

Turizem mes mbetjeve urbane

-

Ne qofte se ne diten europiane te plazheve nje grup vullnetaresh angazhohen per te pastruar bregdetin ne afrim te sezonit turistik, nje situate krejt tjeter paraqitet buze lumit Buna dhe liqenit te Shkodres ku duket qartazi qe eshte lene ne harrese te plote nga pushteti vendor. Mbeturinat vijojne te hidhen duke zgjeruar siperfaqen e tyre e duke u kthyer ne burim epidemish me rritjen e temperaturave.

Qytetaret e quajne aspak normale kete neglizhence qe vijon te tregohet ne nje prej zonave me te bukura te qytetit, ku ne vend te flladit te liqenit, aty perhapen aroma kundermuese.

Deri me tani edhe pse eshte bere kerkese disa here nga vete qytetaret, bashkia e Shkodres nuk ka nderhyre per t’i dhene zgjidhje kesaj situate aspak normale dhe teper shqetesuese, ndonese premtimet kane qene te medha qe me fillimin e ndertimit te Bypassit, i cili vazhdon te mbetet ne gjendjen e lene prej kohesh, ku duket se i merr frymen shetitores. Stina e pranveres dhe veres rrit numrin e frekuentuesve ne kete zone, qe ne vend te pamjes se mrekullueshme qe do te duhej te ofronte fale bujarise se natyres, sot nga dora e njeriut i ngjan nje zone te dale nha shkaterrimi, fale braktisjes se institucioneve qe kane detyrim te nderhyjne. Kjo zone tregon edhe njehere tjeter se pastrimi dhe vendi nuk mbahet me fushata, por me angazhimin e te gjitheve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts