Thursday, December 26, 2024
HomeAktualitet4 vatra aktive zjarri ne Shkoder

4 vatra aktive zjarri ne Shkoder

-

4 vatra aktive zjarri vijon të ketë qarku i Shkodres, ku si pasojë e temperaturave të larta dhe ererave, kanë zgjeruar sipërfaqen e djegur. Zjarri i rënë në afërsi të pyllit me gështenja në fshatin Reç, Malësi e Madhe është shuar nga zjarrfikëset dhe fatmiresisht nuk pati deme në këtë kulture, por u dogj vetëm 1 hektare shkurre. Nderhyrja në kohë shmangu demet e medha që mund të ishin shkaktuar në këtë zonë. Ndërkohë zjarri në fshatin Gajtan, ka vazhduar por nuk ka qenë problematik pasi vatrat kanë qenë tepër të vogla në një terren tepër të thyer dhe shumë larg banesave. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndërhyjnë, por vetëm banoret dhe disa efektive me mjete rrethanore. Në rrethin e Pukës vatra e zjarrit në fshatin Lumzi, vijon të jetë ende aktive. Edhe pse forcat zjarrfikëse kanë punuar, ato nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin. Era e fortë ka drejtuar flakët për në fshatin Lumbardhë të Fushë-Arrëzit. Për shkak të terrenit të vështirë malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore. Në mbështetje në orët e para të mëngjesit ka shkuar edhe një helikopter që po punon për shuarjen e flakëve. Në të gjithë territorin e vendit vijon të ketë ende vatra aktive zjarri. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 të tilla. Emergjencat Civile thonë se në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 87 zjarrfikës me 5 automjete, 40 forca vullnetare, 30 forca të pyjores si dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts