Kryeministri Edi Rama akuzoi për njëanshmëri në raportin e zgjedhjeve të 25 qershorit, por për këtë deklaratë reagoi zv/kryeministrja Ledina Mandia e cila tha se raporti është mmbledhja e informacioneve nga institucionet shtetërore dhe ministritë e qeverisë.
Ndërsa në një intervistë për Tv Klan Mandia tha se ministrat e dorëhequr teknikë do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë. zv/kryeministrja Ledina Mandia thotë se do të mbajnë postet ashtu siç e parashikon kushtetuta deri në zëvendësimin e tyre nga parlamenti.
Mandia nuk pranon që ajo dhe 6 ministrat teknikë kanë dështuar në misionin e tyre për të garantuar zgjedhjet e lira, pasi sipas saj me përfshirjen e tyre në qeveri gjatë procesit zgjedhor janë frenuar shumë fenomene që cenonin standardet e zgjedhjeve edhe pse thotë së janë minimale.