Friday, December 27, 2024
HomePolitikëDeputeti Shehu: Jam i çuditur nga ministrja Manastirliu sot

Deputeti Shehu: Jam i çuditur nga ministrja Manastirliu sot

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për sistemin shëndetësor. Nga Vlora, ku së bashku me kryeministrin Rama dhe ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar, ministrja Manastirliu tha se pasi përmirësuan shërbimin në spitale, tashmë do fokusohen tek Qendrat Shëndetësore.

 

 

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Shehu thotë se qeveria Rama e shkatërroi kujdesin parësor në vend, nëpërmjet centralizmit të aplikuar.

REAGIMI I PLOTE

Po me çudit ministrja Manastirliu sot!!
Deklaron se mbasi përmirësuan shërbimin ne spitale, do fokusohen te Qendrat Shëndetësore!!!
I “ndritën” spitalet si dhe shëndetësinë “falas”!!!
Shkatërruan dhe kujdesin parësor nëpërmjet edhe centralizmit te aplikuar.
Për te mos folur për Check Up-in etj si motra te tij.
Kujdesi parësor ka vetëm një zgjidhje, decentralizim, bazim te “profesionisti i lire” e skeme e plotë sigurative për atë.
Fatkeqësisht kjo “rilindje” këto as di t’i implementojë dhe as do qe te realizohen!

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts