Miliona njerëz janë mahnitur sot teksa kanë vënë re se dielli kishte marrë ngjyrë të kuqëremtë mbi Angli dhe Irlandë, si pasojë e uraganit Ofelia.
Por ekspertët japin alarmin se përtej pamjes spektakolare ekziston një rrezik i madh lidhur me shëndetin e qytetarëve nga ky fenomen.
Dielli i kuq dhe qielli që ka marrë po të njëjtën ngjyrë paraqet rrezik serioz për njerëzit ne astmë apo probleme me frymëmarrjen.
“Ajri është toksik nga pluhuri i Saharasë që është ngritur në qiell nga erërat e forta të uraganit Ofelia. Mund të përbëjë rrezik serioz për 5.4 milionë njerëz në Britaninë e Madhe që kanë astmë.
Erërat e përziera me grimca pluhuri dhe rëre në ajër mund të shkaktojnë sulme potencialisht fatale të astmës”, thuhet në njoftimin urgjent të lëshuar nga organizata Helpline.