Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat pas fjalës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, emri i të cilit përmendet në përgjimet e trafikantëve të drogës në Itali.
Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar përgjimet e bëra nga drejtësia italiane ndaj kreut të bandës Moisi Habilaj, i cili në një bisedë telefonike ka përmendur edhe kushëririn e tij ish-ministrin Tahiri.
Po kështu në vijimësi të kësaj çështje edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka thirrur mediat në orën 18:30.
Vetë ish-ministri Tahiri ka reaguar për këtë ngjarje në një deklaratë për mediat, duke u shprehur se “Habilajt janë kushërinjtë e tij të gradës së 10 dhe ai nuk ka asnjë lidhje me ta. I vetmi gabim i madh i imi është që unë pa verifikuar ju kam shitur atyre makinën time në 2013”.