Partite opozitare nisin një aksion të përbashkët kundër krimit dhe lidhjeve të tyre me politikën

0
955

Duke filluar nga nesër partitë opozitare në vend do të nisin një aksion të përbashkët kundër krimit dhe lidhjeve të tyre me politikën. Këtë e ka njoftuar ditën e sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha pas publikimit të dosjes me 416 faqe për përgjimin e Habilajve. Duke bërë përgjegjës për situatën kryeministrin Edi Rama, ai tha se tashmë po vjen ora e vendimeve të mëdha.

 

 

Basha tha se të gjitha partitë e spektrit opozitar do t’i bashkohen kësaj tryeze të përbashkët që synon një aksion për të luftuar krimin.

“Nesër PD do të thërrasë në një tryezë me të gjithë spektrin opozitar. Për çdo shqiptar po troket ora e të vërtetës”, tha Basha.

Basha tha gjithashtu se përgjimet janë fakte tronditëse për gjithë shqiptarët, por shtoi se në të njëjtën kohë janë edhe prova se si Edi Rama ka blerë votën më 25 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here