Përgjimi 2/ Habilaj dhe Çelaj ndajnë pazaret

0
1438

 

 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar dosjen e plotë të autoriteteve italiane për hetimin e bandës së drogës që drejtonin Habilajt. Dosja e plotë prej 416 faqesh, tregon hetimet e vazhduara të bandës së drogës, ku në bisedat e përgjuara të Habilajve përmendet edhe emri i ish-ministrit Tahiri.

Në dosje, autoritetet italiane, referuar përgjimeve të trafikantëve, flasin për “një njeri të pushtetshëm të quajtur Saimir Tahiri, një njeri të politikës që fiton mbi 5 milionë euro në muaj”.

Pjesë e kësaj dosje është edhe përgjimi i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, që mban datën 16 dhjetor 2013. Në bisedë përmendet edhe ish-ministri Tahiri.

Biseda ku flitet për Saimir Tahirin jepet në faqen 100 të dosjes. Sakaq ai përmendet edhe në biseda të tjera, të cilat janë po ashtu pjesë e dosjes voluminoze. Në dosje thuhet se përgjimi është ambiental, në një automjet tip “Fiat Bravo” me targë DG826NA me të cilën udhëtonin Habilaj dhe Çelaj.
tah

Në një tjetër bisedë mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, të datës 2 mars 2014, përmendet sërish Saimir Tahiri. Ata përmendin disa shuma për të cilat i detyrohen Saimirit (duke aluduar për kushëririn e tij Saimir Bashkim Tahirin, ministër i Brendshëm në Shqipëri-shkruhet në dosje).

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë… 72 janë të atij në Fier, 20 te Arsenit, 170 mijë lek … hiq dhe ato të shtetit që janë …”, shkruhet në dosje.

sgrd

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here