Friday, December 27, 2024
HomeAktualitetPërgjimet e narkomafias së rastit Habilaj,tani ne Kosove

Përgjimet e narkomafias së rastit Habilaj,tani ne Kosove

-

Nga bisedat e përgjuara ndërmjet anëtarëve të grupit Habilaj, në dosjen prej më shumë se 400 faqe të Italisë, përfshihet edhe Kosova.

Biseda:

Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë…

Sulaj: ..Hëëë.. për atë..

(Flasin duke ulur zërin..)

Seiti:…nuk e arrij dot në kohë..sepse ai mbyllet në orën 14:00.. nga ora 08:00 deri në 14:00… për shembull.. nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro.. ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë.

Sulaj: Janë preciz vëlla

Seiti: Ai atje..në Prishtinë… ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksionin..ka fituar 14 mijë euro, 100%.

Sulaj: I merr ai?

Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.

Sulaj: Po për këtë transaksion, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?

Seiti: Jo…jo.. unë s’kam të bëj.. unë marr lekët cash. Kam bërë marrëveshjen që në Milano.. për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë.. sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash.

Sulaj: Po..

Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt ..dhe të marr në një orë 140 mijë euro..

Sulaj: Janë shumë të organizuar ata..

Seiti: Nuk ka kështu.. jo prit nesër.. jo sa ke.. merr lekët dhe kaq.

Seiti: Ti mos shih se si i marrim në paratë kështu..se paratë t’i marrin e t’i sekuestorojnë kështu siç i marrim ne…

E megjithatë ende nuk dihet nëse vendi që do të marrë paratë është institucion shtetëror, financiar, biznes privat apo person tjetër i përfshirë në këtë grup të dyshuar kriminal.

Vlen të theksohet se shumicën e rasteve në aksionet e policisë droga e konfiskuar e ka pasur prejardhjen nga Shqipëria.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts